Botë

Shpërthen vullkani në ishullin bregdetar Stromboli të Italisë, vdes një person

Foto: Reuters

Një vullkan ka shpërthyer në ishullin italian të Strombolit, duke vrarë një person dhe duke tmerruar turistët.

Viktima mendohet të jenë një bjeshkatar i cili ishte goditur nga një guri në rënie. Një tjetër person është lënduar, raporton Reuters.

Zjarrfikësit po luftonin me zjarrin e shkaktuar nga erupsioni.

Image

“Pamë shpërthimin nga hoteli. Ishte një ushtimë e zhurmshme”, thotë Michela Favorito, që punon në një hotel në ishull.

“I mbyllëm veshët dhe pas kësaj, një re hiri na mbuloi. I tërë qielli është i mbuluar nga hiti, një re goxha e madhe”, thotë ai.

Fiona Carter, një turiste britanike në ishullin Panarea, rreth 27 km larg Strombolit, ka dëgjuar shpërthimin.

“U kthyem për të parë një re në formë kërpudhe që vinte nga Stromboli. Të gjithë ishin të tronditur. Lava e kuqe e nxehtë nisi të derdhej poshtë malit në drejtim të fshatit të vogël, Ginostra”, tha ajo, transmeton Koha.net.

Image

Raportohet se pushuesit kanë vrapuar duke u futur në det pasi kanë parë hirin që dilte nga vullkani. Ishulli është lokacion i njohur për shtëpi pushimi për njerëz të pasur e të famshëm.

Turistët shpesh ngjiten në samitin 924 metërsh të vullkanit dhe shikojnë kraterin e tij, ndërsa kohë-pas-kohe gurë të shkrirë hedhen në qiell nga aty. Nuk ishte e qartë nëse dikush ka qenë në krater në kohën e shpërthimit.

Stromboli njihet si “Fanari i Mesdheut”. Vullkani i tij është një prej më aktivëve në planetë dhe ka qenë në gjendje pothuajse konstante të shpërthimit që nga viti 1932.