Botë

DW: Pritjet nga Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan

Foto: Reuters
 

E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë, e cila mblidhet çdo vit në një qytet tjetër evropian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.

Qëllimi i nismës është që, me ndihmën e disa vendeve anëtare të BE-së, t'i shoqërojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.