Botë

Stoltenberg paralajmëron mundësinë e anëtarësimit të Maqedonisë V. në NATO brenda dhjetorit

Stoltenberg paralajmëron mundësinë e anëtarësimit të Maqedonisë V. në NATO brenda dhjetorit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shpreson se procesi i ratifikimit të protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Atlantike mund të përfundojë brenda dhjetorit, kështu që Shkupi mund të bëhet anëtar me të drejta të plota në takimin e ardhshëm të NATO-s në Londër.

“Të gjitha vendet anëtare kanë nënshkruar protokollin e pranimit në muajin shkurt, pas të cilit është faza e ratifikimit nga ana e parlamenteve respektive, një proces që ecën përpara në mënyrë të drejtë të shpejtë. Do të ishte mirë që çdo gjë të përfundonte brenda dhjetorit, kur udhëheqësit e Aleancës do të takohen në Londër’’, theksoi Stoltenberg.