NATO i kërkon Moskës të respektojë traktatin e 1987-ës me SHBA-në

NATO i kërkon Moskës të respektojë traktatin e 1987-ës me SHBA-në

26 June 2019 15:01

Bruksel, 26 qershor – Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s duhet të përgatiten për përfundimin e planifikuar të një marrëveshjeje bërthamore midis Rusisë dhe SHBA, e cila ka qenë një gur themeli i arkitekturës europiane të sigurisë për tre dekadat e fundit, transmeton atsh raportimet.

Traktati i Forcave Bërthamore (INF), nënshkruar nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1987, ndalon lëshimin në terren të raketave nukleare në një distancë prej 500 deri në 5 500 kilometra.

Uashingtoni, i mbështetur nga aleatët e tij në NATO, akuzon Moskën për shkelje të marrëveshjes.

Ai i ka vendosur afat Rusisë deri më 2 gusht për përmbushjen, përndryshe traktati nuk do të ketë më vlerë.

Rusia hodhi poshtë akuzën dhe shpalli synimin e saj për t’u tërhequr nga marrëveshja.

”Përpjekjet janë ende të fokusuara për respektimin nga ana e Rusisë’’, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Megjithatë, takimet e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel në bisedimet dyditore do të përgatisin hapa të mundshme për t’u ndërmarrë nëse Rusia do të vazhdojë me shkeljet/DPA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme