Botë

Samiti G20 do të mbahet në Osaka të Japonisë

Për herë të parë Samiti G20 do të mbahet në Osaka të Japonisë ku pritet të mirëpres rreth 30.000 vizitorë nga datat 28-29 qershor 2019.

Rreth 700 komuna si dhe shkolla në prefektura të ndryshme do të jenë të mbyllura nga e enjtja deri të premten duke përfshirë sigurim maksimal ku rreth 35.000 policë do të jenë duke menaxhuar situatën.

Samiti do të përfaqësohet nga Ministrat e Financave si dhe Guvernatorët e Bankës Qendrore nga shtetet pjesëmarrëse si: Argjentina, Australia, Brazili, Kanada, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Republika e Kores, Republika e Afrikës Jugore, Rusia, Arabia Saudite, Turqia, Britania e Madhe si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Koha.net.

Këtë vit fokusi do të jetë në çështjet si: Ekonomia Globale, Tregtia dhe Investimet, Inovacioni, Mjedisi dhe Energjia, Punësimi, Fuqizimi i Grave, Zhvillimi, Shëndetësia.

Takimet e Ministrave të Punëve të Jashtme si dhe ministrive të tjera do të mbahen në 8 lokacione të ndryshme dhe data të ndryshme duke përfshirë:

1. Okayama Prefecture (Ministrat e Shëndetësisë)

2. Tsukuba Prefecture (Tregtia dhe Ekonomia digjitale),

3. Niigata Prefecture (Ministrat e Bujqësisë),

4. Karuizara Prefecture (Ministrat e Energy Transitions and Global Enviroment for

Sustainable Growth),

5. Kutchan Prefecture (Ministrat e Turizmit)

6. Fukuoka Prefecture( Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankës Qendrore)

7. Matsuyama Prefecture (Ministrat e Labour and Employment Ministers) si dhe në qytetin Osaka hapja zyrtare.

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe gjatë fjalimit të dhënë për Samitin G20, potencoi se “Me mbështetjen e të gjithëve, unë jam i bindur që Samitin Osaka do ta udhëheq drejt suksesit’’.