Botë

Rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë

 

Nga një repart ushtarak në Qipro kryeministri grek Aleksis Tsipras i ka çuar një mesazh presidentit turk Erdogan që deklaroi përsëri se do të vazhdojë kërkimet për gaz natyrore në Zonen Ekonomike Ekzluzive të Qipros ,madje duke aluduar se ato kërkime mund të shkojnë edhe në zonën rreth ishullit grek Kastelorizo.

“Kush shkel të drejtën Ndërkombëtare ,kush shkel të drejtën e sovranitetit të Greqisë dhe Qipros do të ketë pasoja.Dhe ta dijë që çmimi do të jetë i lartë”- tha kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.