Botë

Bolton: Irani të mos ngatërrojë maturinë amerikane me frikën

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton paralajmëroi sot Teheranin duke thënë se ”ai nuk duhet të ngatërrojë durimin dhe maturinë amerikane me dobësinë”, pasi presidenti Donald Trump anuloi në momentet e fundit, të premten e kalaur, një sulm kundër Iranit.

“Askush nuk u ka dhënë atyre një licencë gjahu në Lindjen e Mesme”, tha Bolton në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jeruzalem.

Trump tha se kishte vendosur anulimin e sulmit, pasi ishte njoftuar se në këtë sulm mund të vriteshin deri në 150 persona, çka do të ishte një veprim i zhbalancuar si kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një droni amerikan në fillimjavë.

”Ushtria jonë është më e mira në botë”, theksoi Bolton.

“Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore, as kundër SHBA dhe as kundër botës”, shtoi ai./Atsh/