Botë

Kërcënon Trumpi: Në rast lufte Irani zhduket

Kërcënon Trumpi: Në rast lufte Irani zhduket

Presidenti amerikan Donald Trump e paralajmëroi Iranin se në rast lufte, do të përballet me zhdukjen. Duke folur për NBC, shefi i Shtëpisë së Bardhë e beri të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të hapura për bisedime, por nuk do ta lejojnë Iranin të zhvillojë armë bërthamore.

Ai konfirmoi ndërkohë raportet në media se kishte hequr dorë në minutë të fundit nga urdhri për të goditur ushtarakisht republikën islamike si përgjigje ndaj rrëzimit të dronit amerikan nga ana e Teheranit. Sipas Trumpit, do të ishin vrarë shumë iranianë dhe kjo e bëri të tërhiqej.