Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

17 të vdekur e 13 të lënduar një aksident trafiku në Turqi

Shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe 13 janë lënduar kur një autobusë që po bartte turistë turq u aksidentua afër qytetit Marmaris, një guvernator lokal ka thënë të shtunën, raporton Reuters.

Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë një autobus të verdhë i rrëzuar në krah dhe i rrethuar nga ambulancat, me trupa të shumtë përreth, transmeton Koha.net.

Autobusi ishte nisur nga qyteti perëndimor i Izmirit, u ka thënë gazetarëve guvernatori.