Një trafikues afgan me qenie njerëzore dhe tre shoqërues të tij bullgarë u dënuan me burgim të përjetshëm, për shkak të vdekjes së 71 migrantëve, të cilët u ngufatën brenda një kamioni (frigorifer), pranë një fshati të Austrisë, në vitin 2015.
Gjykata në Hungari e shpalli vendimin të enjten, pasi udhëheqësi i unazës afgane, Samsoor Lahoo, 32 vjeç, dhe shoqëruesit e tij u gjetën fajtorë për trafikim të organizuar të njerëzve dhe vrasje, në gusht të vitit 2015.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata zbuloi se ata kanë refuzuar të hapin dyert e kamionit, për të lejuar qarkullimin e ajrit, pavarësisht lutjeve të njerëzve që ishin brenda.
Në vendimin final, gjykatësi i rastit, Erik Mezolaki, tha se tre nga trafikuesit nuk do ta kenë mundësinë e lirimit me kusht. Ai tha se i katërti do të kalojë së paku 30 vjet në burg.
Nga tre bashkëpunëtorët bullgarë njëri u identifikua si zëvendës i Lahoo, i dyti si shofer i kamionit dhe i treti si shofer i një makine që shoqëronte kamionin.
Viktimat kanë qenë refugjatë nga Afganistani, Irani, Iraku dhe Siria.
Në mesin e tyre kanë qenë: tetë gra, katër fëmijë dhe 59 burra./rel