Botë

Tsipras kërkon që Këshilli Evropian t’i dënojë veprimet turke në Qipro

Tsipras kërkon që Këshilli Evropian t’i dënojë veprimet turke në Qipro

Kryeministri grek, Alexis Tsipas ka thënë të marten se Këshilli Evropian duhet t’i dënojë pa kurrfarë rezerve veprimet e paligjshme të Turqisë që ka nisur shpime detare për gaz në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros.

“Kryeministri grek thekson se Këshilli Evropian duhet të shqyrtojë masa specifike ndaj atyre që janë përfshirë në këto aktivitete të paligjshme, po qe se Turqia vazhdon këmbëngultas ta cënojë ligjin ndërkombëtar”, shkruan në deklaratën e kryeministrit grek, transmeton Reuters.