Në tragjedi e tmerrshme ka ndodhur dy muaj më parë në Chicago, ku nënës i kanë çarë barkun për t’i marrë beben. Marlen kishte shkuar në shtëpinë e Clarisa Figueroasit dhe të vajzës së saj, pasi kishin premtuar se do t’i jepnin rroba për fëmijën që e reja po priste.
Ato u mbytën nënën dhe ato më pas përdorën thikën e kasapit për të nxjerrë fëmijën nga barku. Më pas pretendonin se fëmija ishte i tyre deri në daljen e rezultati të ADN-së. Ngjarja ka ndodhur më 30 prill, ndërsa sot është raportuar edhe vdekja e foshnjës në spital, pasi nuk ka mundur që të jetojë në inkubator. Yovanny Jadiel Lopez vdiq këtë të premte më 14 qershor 2019 nga lëndimet e rënda të trurit.
Çfarë ndodhi ditën e krimit
Më 30 prill, Marlen shkoi në shtëpinë e Clarisës, në Chicago për të marrë rroba falas për fëmijën. Ajo kishte qenë në shtëpinë e tyre edhe herë të tjera, për të marrë gjëra. Nëna 19-vjeçare ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe kishte postuar në medie sociale një njoftim ku kërkonte veshje falas për t’u përgatitur për lindjen e bebes.
Fillimisht nënë e bijë, e hutuan nënën shtatzënë me një album fotosh dhe më pas i vunë kabllon elektrik në qafë, për ta vrarë. Desiree, vajza e saj 24-vjeçare shtatzënë, ishte gjithashtu në dhomë.
Ndërsa Marlen luftoi për jetën e saj, duke i vendosur gishtat në qafë dhe kabllo, Clarisa bërtiste së bashku me të bijën, për ta ndaluar që të mos shpëtonte. Pasi Marlen vdiq, Clarisa mori një thikë kasapi dhe i preu barkun nënës së re, për t’i marrë beben. Kur morën foshnjën, trupin e vdekur të nënës e futën në koshin e plehrave të oborrit të shtëpisë.
{gallery}
Si tentuan të fshihnin krimin
pastaj mori 911, duke pretenduar se kishte lindur vetë. Kur ambulanca arriti në shtëpi, ajo ishte jashtë duke pritur. Mjekët nuk hynë kurrë brenda. Ata e transportuan Clarisën dhe foshnjën në spital. Pavarësisht kësaj, askush nuk arriti të kuptonte që gruaja nuk kishte lindur. Ndërkohë familja e Marlen ishte në shtëpi duke u pyetur se ku kishte shkuar.
Më 8 maj, një mik i familjes së Marlenit i tha policisë se kishte qenë në kontakt me dikë në Facebook për të marrë rroba falas. Zyrtarët vetëm pas kësaj shkuan në shtëpinë e Figueroasve. Atje, ata gjetën Desiree i cili tha se nëna e saj kishte lindur vetë.
Policia e gjeti veturën e Marlenit pranë shtëpisë së tyre dhe urdhëruan bërjen e testit të ADN-së mbi foshnjën që Desiree pretendonte se ishte vëllai i saj.
Kur rezultatet e testimit dëshmuan se ai ishte foshnja e Marlenit, detektivët kontrolluan shtëpinë e Figueroas dhe gjetën trupin e Marlenit në oborr. Për disa javë para se të zbuloheshin, Clarisa pretendonte se foshnja ishte e saj dhe madje bëri fushatë për donacione për të në GoFundMe. Për muaj përpara se ajo të takonte Marlenin, ajo kishte pretenduar online që ishte shtatzënë, pavarësisht se tubat fallopiane i kishte të bllokuara./tch