Boris Johnson ka siguruar numrin më të madh të votave në votimin e parë për të zgjedhur udhëheqësin e Partisë Konservatore, i cili njëherësh do të jetë edhe kryeministri i ri i vendit.
Johnson mori 114 vota, Jeremy Hunt ishte i dyti me 43, dhe Michael Gove ishte i treti me 37 vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtatë kandidatë përparojnë në raundin tjetër të votimit javën e ardhshme.
Do të duhen edhe disa runde votimesh për të zgjedhur kreun e ri të partisë.
Johnson tha se ishte "i kënaqur që fitoi zgjedhjet e para, por ka një rrugë të gjatë përpara", transmeton rel.
Para vizitës së tij në fillim të qershorit në Londër, presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka thënë gazetës "The Sun" se e përkrahë kandidaturën e Boris Johnson, për kryeministër të Britanisë.
Votimet vijnë pasi, Theresa May, dha dorëheqje nga pozita e kreut të partisë, duke lënë të zbrazët edhe pozitën e kryeministres. Ajo dështoi të marrë miratimin e parlamentit britanik, për marrëveshjen e daljes së vendit nga BE-ja, të cilët e kishte negociuar me Brukselin.