Botë

Venezuelasit ikin drejt Kolumbisë me t’u hapur kufiri

Një numër i madh i venezuelasve ia ka mësyrë Kolumbisë pak orë pasi presidenti Nicolas Maduro rihapi kufirin me shtetin fqinj, që ishte mbyllur për të mos lejuar hyrjen e ndihmave humanitare.

Pika kufitare në Cucuta, është bërë vend i rëndësishëm për venezuelasit që blinin ushqim matanë kufirit për shkak të krizës së madhe që ka kapluar vendin e tyre, transmeton KTV.