Botë

Hunt do BREXIT për t’i shmangur zgjedhjet kombëtare në Britani

Kandidati për kryeministër të Britanisë, Jeremy Hunt, ka deklaruar se mënyra e vetme për t’i shmangur zgjedhjet kombëtare është dalja nga Bashkimi Evropian me marrëveshje.

Duke folur për zhvillimet e fundit në Britani, tani ministri i Jashtëm britanik, tha se presidenti amerikan Donald Trump është një bashkëbisedues efektiv, nga i cili politikanët mund të mësojnë shumë, ani pse nuk duhet të pajtohen me atë se çfarë deklaron, transmeton KTV.

E, një tjetër kandidat për kryeministër të Britanisë, Sajid Javid, deklaroi se do të tentonte të arrinte BREXIT-in deri më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Ai gjithashtu deklaroi se do t’i paguante miliona funte për Irlandën me qëllim që të arrinte marrëveshjen për menaxhim të kufirit.