Mësimdhënësit protestojnë në Maqedoninë e Veriut, duan paga më të larta

Mësimdhënësit protestojnë në Maqedoninë e Veriut, duan paga më të larta

09 June 2019 15:31

​Paga më të lata në arsim, pagesë të K-15, respektim të ligjit dhe marrëveshjes kolektive, jo transferimit nga sektori publik në atë privat dhe ndryshim të planprogrameve mësimore. Këto janë vetëm disa nga kërkesat që punonjësit në arsim i përsëritën në protestën e sotme para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Të revoltuar nga gjendja momentale në arsim, përfaqësuesit e SASHK-ut përkujtuan se nuk pranojnë asnjë reformë në arsim nëse nuk përfshihen në ndryshimet e paraparë ligjore.

“Nëse shumë shpejt nuk gjendet zgjidhje adekuate, nga ky vend jap premtimin se do të bëj gjithçka që me metoda tjera të realizojmë të drejtat tona. Po mundohen të na përçajnë në çdo mënyrë, mes tjerash duke rritur rrogën e njërit e të tjetrit jo dhe me këtë të fajësojnë Sindikatën se nuk ka mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Përfundimisht në arsim gjendja është katastrofale, arsimi I lartë me dekada nuk ka marrëveshje kolektive, laramani në paga, paga të ulëta dhe të turpshme për veprimtarinë që kryejnë”.- theksoi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK.

“Prej sot e më tutje nuk pranojmë të punojmë për këtë pagë të ulët, më të gjitha këto ngarkesa e me ligje të reja të imponuara. Dënohen dhe frikësohen arsimtarët nga Inspektorati Arsimor, nga drejtorët, jemi nën presion dhe nën motiv, mobingu është momentalisht moda në arsim. Nëse nuk realizohen kërkesat tona ne do të organizojmë grevë gjenerale, kjo nuk është kërcënim, kjo është realitet I vërtet”.- tha Faton Çiçe, nënkryetar i SASHK.

Mësimdhënësit që anketuam shprehën pakënaqësi edhe ndaj planprogrameve mësimore që sipas tyre janë të stërngarkuara dhe në shumë raste edhe të panevojshme

Si mësues nuk jam i kënaqur nga programet që realizoj dhe kushtet në të cilat I realizojë. Rroga është nën atë mesatare në vend ndërsa të gjithë jemi, 90 % jemi me arsim të lartë, me fakultet dhe vlerësoj se meritojmë një të ardhme më të mirë”.

Momentalisht katastrofë..Edhe rrogat edhe në përgjithësi janë të këqija..Vështirë e kanë nxënësit, edhe ne normal që jemi me rroga minimale”.- u shprehën disa nga protestuesit e intervistuar nga Alsat.

Protesta dhe kërkesat SASHK-ut u mbështetën nga Sindikata evropiane për arsim dhe ato rajonit. Protestat e sindikalistëve filluan në janar të vitit 2018 duke u zhvilluar në të gjitha qytet e vendit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme