Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka kërcënuar Kinën me tarifa të reja në “të paktën” 300 miliard dollarë tjera në formë mallrash kineze, por ka shtuar se mendon se si Kina, ashtu edhe Kina duan që zgjidhje përmes marrëveshjeve, në kontestet e tyre tregtare me SHBA-në.
Tensionet midis dy ekonomive më të madhe të botës janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike, që nga dështimi i bisedimeve për tejkalimin e luftës tregtare, në fillim të majit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAni pse Trumpi ka thënë të enjten se bisedimet me Kinën janë duke vazhduar, asnjë takim direkt nuk është mbajtur që prej 10 majit, kur ai nisi me rritjen e tarifave.
“Shumë gjëra interesante po ndodhin në bisedimet tona me Kinën. Ta shohim se çfarë do të ndodhë... Mund të shtoj tarifa në së paku edhe 300 miliard dollarë tjerë dhe këtë do ta bëj në kohën e duhur”, u ka thënë Trumpi gazetarëve.