Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia, vendi me më shumë familje me fëmijë në Europë

Turqia është radhitur si vendi me numrin më të madh të familjeve me fëmijë në të gjithë Europën.

Sipas të dhënave të përditësuara që Zyra Europiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar në lidhje me numrin e familjeve me fëmijë, Turqia është renditur e para në Europë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dhënat tregojnë se në Turqi kanë fëmijë 51% e familjeve, e cila ndiqet nga Irlanda me 39%, Polonia dhe Sllovakia me 36%, Rumania me 35% dhe Spanja me 34%.

Ndërsa në radhitjen e vendeve me numrin më të ulët të familjeve me fëmijë në vend të parë janë Gjermania dhe Finlanda me 22% të cilat ndiqen nga Suedia me 23% dhe Austria me 25%/ATSH.