Corbyn preferon të konsultohet populli për Brexit-in, por jo referendum

Corbyn preferon të konsultohet populli për Brexit-in, por jo referendum

30 May 2019 11:08

Londër, 30 maj - E vetmja mundësi për të kapërcyer krizën e Brexit do të ishte të lejonim njerëzit të vendosnin vetë të ardhmen e vendit, qoftë përmes zgjedhjeve, qoftë nëpërmjet një votimi publik për çdo marrëveshje të rënë dakord nga Parlamenti, përsëriti lideri laburist, Jeremy Corbyn.

Për Corbyn, pozicioni i partisë nuk ka ndryshuar: laburistët ende nuk i japin mbështetje të plotë një referendumi të dytë.

Ai do të vizitojë sot Dublinin, ku do të takohet me një numër udhëheqësish politikë.

Në kryeqytetin irlandez, kreu i opozitës do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndaluar një marrëveshje shkatërruese ose një dalje nga BE pa një marrëveshje me Brukselin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme