Botë

Siguria, shqetësimi kryesor i votuesve në zgjedhjet evropiane

Siguria dhe lufta kundër terrorizmit mbeten shqetësimet kryesore të votuesve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Votimet kanë nisur të dielën edhe në Francë, dy ditë pasi ndodhi një shpërthim në Lion, duke lënë të lënduar 13 persona.

Franca është shteti evropian që ka pësuar më së shumti nga sulmet terroriste. 238 njerëz u vranë në sulmet terroriste nga janari i vitit 2015 deri në korrikun e vitit 2016 dhe numri është shtuar në 16 që prej gushtit të vitit 2016, e deri më tani, transmeton KTV.

Marc Hecker, një ekspert kundër terrorizmit, tha se janë rralluar sulmet nëpër Evropë, e cila ende përballet me kërcënime si brenda ashtu edhe jashtë kufirit.

E shkaku i problemeve me sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit, pritet të ketë një ngritje të partive të djathta, të cilat janë kundër imigracionit dhe kanë shfrytëzuar pasivitetin e BE-së, shtetet e së cilës kanë dallime të mëdha për strategjinë kundër terrorizmit.