Botë

Të paktën 24 të vdekur nga vërshimet në Afganistan

Të paktën 24 të vdekur nga vërshimet në Afganistan

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur shumë pjesë të Afganistanit, shkaktuan vërshime, duke lënë të vrarë të paktën 24 persona dhe të lënduar 11 tjerë vetëm në 48 orët e fundit, njoftuan zyrtarët.

Sipas Ministrisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Çështjeve Humanitare, vërshime ka pasur në gjashtë provinca të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Kabul.