Botë

13 persona lëndohen pas një shpërthimi të një pakoje bombë në Francë

Një pako e dyshimtë bombe ka shpërthyer në qendër të lindjes së qytetit francez, Lionit, ku u lënduan 13 persona, transmeton BBC.

Personat e lënduar nga eksplozivi në rrugën Victor Hygo, duke përfshirë edhe një vajzë 8 vjeçare, duket se kanë pësuar lëndime sipërfaqësore, transmeton Koha.net.

Policia po heton një çiklistë i cili është parë duke lënë pakon jashtë një furre në skajin e rrugës, thonë raportet.

Ekipi anti-terrorist është duke kryer hetimet në qytetin e tretë më të madh.

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner ka thënë se ka dhënë urdhër që siguria të jetë e vendosur në vendet publike dhe në ngjarjet e rëndësishme.