Botë

Trump: Huawei mund të jetë pjesë e marrëveshjes me Pekinin

Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, pavarësisht se firma është “shumë e rrezikshme”.

Lufta tregtare SHBA-Kinë është përshkallëzuar në javët e fundit, me rritjen e tarifave dhe kërcënimet për më shumë veprime, transmeton KTV.

Uashingtoni e ka shënjestëruar edhe Huawei-n duke e vendosur kompaninë në listën e zezë tregtare. SHBA argumenton se Huawei përbën një rrezik të sigurisë kombëtare.