Boshnjakët e shqiptarët të parët, serbët të fundit që mbështesin Malin e Zi në BE Foto: Bashkimi Evropian

Boshnjakët e shqiptarët të parët, serbët të fundit që mbështesin Malin e Zi në BE

23 May 2019 11:47

Boshnjakët (myslimanët) janë mbështetësit më të mëdhenj të rrugës evropiane të Malit të Zi, ndërsa pas tyre janë shqiptarët, është bërë e ditur nga një hulumtim i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Podgoricë (CEDEM).

Koordinatori i projektit të CEDEM-it, Marko Pejoviq thotë se kur flasim për strukturën nacionale në pyetjen e mbështetjes së anëtarësimit të Malit të Zi në BE pasojnë malazezët, ndërsa integrimin e mbështesin më së paku ata që deklarohen si serbë.

Kur bëhet fjalë për të ardhurat, ata të anketuar që i përkasin kategorisë së të ardhurave të larta janë ata që, siç tha ai, madje katër herë më shumë mbështesin rrugën e Malit të Zi në BE, për dallim nga ato nga kategoria e të ardhurave të ulëta.

“Ata që punojnë në sektorin privat janë ata që dy herë më pak mbështesin këtë proces për dallim nga ata që janë të papunë”, ka thënë Pejoviqi për televizionin publik të Malit të Zi, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, sipas rajoneve, anëtarësimin e Malit të Zi në BE e mbështesin më së shumti qytetarët në veri të vendit, për dallim nga ata që jetojnë në rajonin qendror.

“Rrjedhimisht, qytetarët e rajonit qendror janë ata që më së paku mbështesin anëtarësimin në BE”, ka thënë Pejoviqi.

“Kategoritë që kundërshtojnë anëtarësimin e Malit të Zi në BE janë ato me të hyra të ulëta, ata që jetojnë në rajonin qendror të Malit të Zi, ata që deklarohen si serbë dhe ata që kanë të hyra të vogla në përgjithësi”, deklaroi Pejoviqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme