Botë

Arrestohen në Gjermani katër mbështetës financiarë të ISIS-it

Autoritetet gjermane kanë arrestuar katër persona me dyshimin për mbështetjen financiare të Shtetit Islamik, tha të mërkurën prokurorja e Hamburgut, Jana Frombach.

“Unë mund të konfirmoj katër urdhërarreste të lëshuara nga gjykata më e lartë shtetërore”, tha Frombach duke konfirmuar një raport të gazetës ”Kieler Nachrichten”.

Arrestimet u kryen në qytetin e Neumuenster, në shtetin verior të Schleswig-Holstein.

Sipas raporteve të medias, në vitin 2017, një vlerë prej mijëra eurosh u mor nga një grua nga Schleswig-Holstein, e cila ka emigruar në Siri dhe është bashkuar me Shtetin Islamik.

”Të arrestuarit akuzohen për mbështetjen e përbashkët të një organizate terroriste të huaj”, tha Frombach.

Përpara arrestimeve u kontrolluan dy lokalitete në Neumuenster dhe një në Hamburg./atsh/