Botë

Presidenti ukrainas shkon në këmbë në parlament, betohet para tij dhe menjëherë e shpërndan

Kiev, 20 maj - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, bëri sot betimin para të zgjedhurve të popullit, mbajti fjalimin inaugurues dhe në fund shpërndau Parlamentin.

Komediani që fitoi në zgjedhjet presidenciale, i cili në seancën e ligjvënësve shkoi në këmbë, që në krye të herës gjatë fushatës kishte premtuar shpërndarjen e "grupit të qytetarëve të cilëve iu intereson vetëm pasurimi personal", duke i quajtur kështu deputetët, transmeton Koha.net.

Para se të njoftonte shpërndarjen e parlamentit, nga deputetët ai kërkoi të miratonin ligjin kundër pasurimit të paligjshëm dhe të mbështesin kërkesën e tij për ndërrimin e ministrit të Mbrojtjes, shefit të Shërbimit të Sigurimit dhe të Prokurorit të Shtetit. Që të gjithë këta janë aleatë të presidentit të deritashëm Petar Poroshenko, i cili i humbi zgjedhjet me lehtësi.

Në fjalimin e tij inaugurues, Zelenski 41 vjeçar tha se qëllimi i tij kryesor i mandatit të tij është kthimi i paqes në Ukrainën Lindore, ku tash pesë vjet vazhdojnë konfliktet e forcave qeveritare dhe të rebelëve prorusë. "Jam gati të bëj çdo gjë qç heronjtë tanë të mos vdesin atje. Jam gati të humbi popullaritetin, po qe nevoja, jam gati të humbi funksionet që të kemi paqen", tha ai.

Zelenskiy ka braktisur traditën që të vijë i shoqëruar nga karvani i veturave dhe në vend të kësaj ka ardhur në këmbë, përmes lulishtes të mbushur me njerëz, raportohet, transmeton Koha.net. I shoqëruar nga katër truproje, ai u përshëndet dorë për dore me qytetarët, ndërsa me njërin sish bëri fotografi të përbashkët.