Botë

Merkel pranon mospajtimet me Macronin, thotë se pajtohen rreth gjërave bazë

Merkel pranon mospajtimet me Macronin, thotë se pajtohen rreth gjërave bazë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se ajo dhe presidenti francez, Emmanuel Macron zhvillojnë “debate intensive” dhe se mendojnë ndryshe prej njëri-tjetrit, por sidoqoftë mund të bëjnë kompromise, duke insistuar se ata janë në gjendje ta shtyejnë përpara Bashkimin Evropian.

Macron, që po synon t’i japë një shtytje Bashkimit Evropian në kohën kur shpërfaqja gjithnjë e më e theksuar e nacionalizmit euroskeptik po e teston kohezionin e bllokut, e ka bërë prioritet reformimin e eurozonës, por Merkeli u ka bërë ballë disa prej ideve të tij, transmeton Koha Ditore.