Pompeot i vjen keq që u anulua takimi me Merkelin, thotë se do të ndodhë javët e ardhshme

Pompeot i vjen keq që u anulua takimi me Merkelin, thotë se do të ndodhë javët e ardhshme

14 May 2019 17:15

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se vizita e tij e anuluar së fundmi me kancelaren gjermane Angela Merkel do të bëhej.

“Më vjen keq që nuk munda të takoj kancelaren Merkel dhe homologun tim, Heiko Maas”, tha Pompeo për CNBC.

“Ne i kemi riprogramuar mbledhjet tashmë, janë kthyer në agjendë”, tha ai.

“Jam i bindur se do të takohemi në javët e ardhshme, por nuk e kemi shpallur datën e saktë, megjithatë unë mendoj se tani kemi vendosur në një ditë të përshtatshme për të dy”, shtoi Pompeo.

Pompeo anuloi në momentin e fundit vizitën në Berlin që ishte planifikuar për të martën e kaluar, sipas Departamentit të Shtetit, për çështje urgjente.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme