Botë

Votuesit gjermanë për Evropë dhe për migrantë

Votuesit gjerman në njërën nga anketat e reja janë shfaqur më pro-evropiane dhe më miqësorë ndaj migrantëve, por shumica e evropianëve duan të mbajnë refugjatët.

Rreth 70 për qind e gjermanëve thanë se anëtarësimi në BE ishte një gjë e mirë për vendin e tyre në një sondazh të firmës britanike YouGov.

Shifra ishte e njëjtë edhe në Poloni. Spanja me 65%, Hungaria 64% dhe Italia 57%. Por mbështetësit ishin vetëm 55 për qind në Belgjikë dhe Suedi, duke rënë në 51% në Francë, më e ulëta nga tetë vendet e anketuara.

Në shifrat e përgjithshme, migracioni doli si shqetësimi më i madh i të anketuarve (35 për qind), pasuar nga ndryshimet klimatike (29 për qind), siguria (23 për qind), pabarazia ekonomike (18 për qind) dhe borxhi kombëtar (18 për qind), shkruan eu observer.

Retorika anti-BE e partive nacionaliste gjithnjë e më popullore si AFD në Gjermani, Tubimi Kombëtar në Francë, Liga e Italisë, Fidesz i Hungarisë dhe Demokratët e Suedisë, është e lidhur ngushtë me ndjenjat anti-migrante, transmeton Koha.net.

Shifrat tregojnë se ardhjet e migrantëve në Evropë kanë rënë në mënyrë drastike që nga viti 2015.

Shumica e njerëzve (53 për qind) në Itali, ku shkojnë shumica e emigrantëve të parregullt, thanë se nuk duhet të pranojë më migrantë.

Shifrat janë të larta edhe në Poloni edhe në Suedi me 51 për qind ku kjo e fundit mori më së shumti migrantë për kokë banori.

Por ishte më e ulët në Gjermani me 34 për qind të marrjes së migrantëve në tërësi.

Votuesit gjermanë dhe francezë po ashtu e bllokuan këtë prirje duke thënë se ndryshimi i klimës ishte një shqetësim më i madh se migrantët, në shifra që tregonin kufijtë e apelimit të diskursit nacionalist-populist.

Ndërkohë, një sondazh kombëtar në Itali nga Ipsos për gazetën Corriere della Sera tregoi se Liga anti-migrante po humbiste mbështetjen për Lëvizjen 5 Star (5MS), e cila ka vendosur më shumë vëmendje në barazinë ekonomike.

Rreth 31 për qind e italianëve mbështetën ende Ligën në maj, krahasuar me 37 për qind në prill, ndërsa 25 për qind mbështetën 5MS, krahasuar me 22 për qind muajin e kaluar.

Anketimi më i gjerë YouGov ka shikuar vendet më të populluara të BE, duke përjashtuar Britaninë e Madhe, e cila synon të largohet nga blloku deri më 31 tetor.

Por një sondazh i veçantë në Britani nga Opinium për gazetën The Observer tha se partia Brexit e udhëhequr nga eurodeputeti i BE-së Nigel Farage ishte në rrugë të mirë për të fituar 34 për qind të votave në zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) në maj.

Zgjedhjet e PE në Britani ishin një lloj "referendumi i dytë" për anëtarësimin në BE, tha ministri i arsimit Damian Hinds për BBC të dielën.

"Për disa njerëz ky është shansi i fundit për votimin e protestës. Në fakt, për ironi, kjo është, në një kuptim, për disa njerëz, ky është referendumi i dytë", tha ai, në komente, të cilat kombinohen me studimin Opinium, të cilët dëshironin të qëndronin në Evropë.