Botë

Zyrtari italian i shërbimeve sekrete gjendet i vdekur në Paris

Një zyrtar 50-vjeçar, funksionar i lartë i Palazzo Chigi ( kryeministrisë në Itali ) u gjet i vdekur në Paris në natën midis të dielës dhe të hënës, përtokë afër hotelit ku ishte duke qëndruar në Montmartre.

Lajmi është raportuar nga “Le Point”, sipas së cilës zyrtari Massimo I, ishte në Paris nga 3 maji dhe ishte anëtar i shërbimeve sekrete.

Ai kishte një plagë me gjak nen mjekër dhe në vendin ku kishte ndërruar jetë u gjeten gjurmë të vjellash.

Viktima u identifikua si Massimo I., 50 vjeç. Prokurori i Parisit hapi një hetim për shkakun e vdekjes.

Massimo I. mbërriti të dielën nga Roma në aeroportin Roissy-Charles-de-Gaulle. Policia gjeti një çelës të sigurisë të koduar në dhomën e hotelit, një zarf që përmbante 85 bileta 20 euro, një çelës USB, një përshtatës kartash SD dhe një kartë SD.

Sipas burimeve të ambasadës italiane, kjo është një “vdekje nga shkaqe natyrore”.