Më 1 qershor Jankullovska duhet të kthehet në burg

Më 1 qershor Jankullovska duhet të kthehet në burg

06 May 2019 13:18

Ish-ministrja e punëve të brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska më 1 qershor do të duhet të lajmërohet në burg për të vuajtur dënimin me 4 vjet burg e cila u gjykua në rastin e PSP-së “Tanku”, kanë njoftuar nga Gjykata Penale.

Gjykatësi me procedurë paraprake e ka pranuar kërkesën e saj për të shtyrë dënimin për disa muaj për shkak të fëmijës së saj, i cili ende nuk kishte mbushur 1 vjet.

Apeli në fund të marsit ka sjell vendim me çka i ka ulur dënimin nga 6 në 4 vjet ish-ministres Jankullovska./Alsat-M/

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme