Botë

Dalja e parë e Pendarovskit: Do jem president i të gjithëve

 

Stevo Pendarovski bëri dhe daljen e parë si President i Maqedonisë së Veriut, ndonëse jozyrtarisht i konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ai falënderoi të gjithë ata që e votuan, po ashtu edhe në gjuhën shqipe falenderoi të gjithë shqiptarët që e votuan.

“Populli im, faleminderit! Ju falënderohem gjithëve maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe thamë bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve”- deklaroi Pendarovski.