Botë

Agjentet e suksesshme të luftës

Sa e sa kohë para se lëvizja “#MeToo” të fillonte të përhapej anembanë botës, gratë kishin nisur të luanin rol të rëndësishëm në ushtri në krejt globin, prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri në Kurdistanin irakian. 

Andaj nuk është për habi se letërsia e luftës më në fund po e zë hapin e fundit, duke u shtrirë përtej tregimeve të burrave trima e të fuqishëm dhe duke sjellë hollësi edhe nga përvojat e grave në luftë, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe kundër krejt rrymës së librave për burrat e luftës, së fundi kemi parë libra të rinj për këtë fushë të shtjelluar hollësisht. “D-Day Girls” është vepër e gazetares Sarah Rose, ndërkaq Larry Loftis ka sjellë “Code Name: Lise”. Ai kishte shkruar më parë edhe për agjentin e dyfishtë të Luftës së Dytë Botërore, Dushko Popov, dhe “Madame Fourcade’s Secret War” është shkruar prej Lynne Olson, që më parë kishte shkruar pesë histori të Luftës së Dytë Botërore. 

Dy librat e parë dëshmojnë histori spiunesh britanike, që kishin punuar për të zbarkuar në bregun francez në përgatitje të “Ditë D” të aleatëve, dhe libri i tretë që tregon historinë e gruas së privilegjuar franceze, Marie-Madeleine Fourcade, që ishte bërë drejtuesja e rrjetit më të madh të spiunazhit të Francës së pushtuar. 

Nuk është vetëm një histori e margjinalizuar lufte – edhe histori të tjera të shkruara më parë janë marrë me gratë dhe punën e tyre – por Rose, Loftis dhe Olson kanë sjellë libra që zhbirojnë historitë e jetës personale të heroinave, por edhe pasqyrojnë punën e tyre...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)