Koreja e Veriut ka konfirmuar përmes medieve shtetërore se udhëheqësi Kim Jong-un ka mbikëqyrur një “stërvitje të sulmeve” duke testuar përbërës të ndryshëm të raketave.
“Një numër predhash me gamë të shkurtë” janë hedhur nga gadishulli Hodo në Detin e Japonisë, të shtunën, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLideri i i Koresë së Veriut, dha urdhrin e lëshimit për të “rritur aftësinë luftarake” të shtetit, thotë njoftimi, transmeton Koha.net.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një postim në Twitter tha se beson që Kim nuk do të rrezikojë rrugën drejt marrëdhënieve të mira.
Ai shtoi se lideri i Koresë së Veriut “e dinë që unë jam me të dhe ai nuk i thyen premtimet që mi ka dhënë. Marrëveshjet do të ndodhin”.
"Unë besoj se Kim Jong-Un realizon plotësisht potencialin e madh ekonomik të Koresë së Veriut dhe nuk do të bëjë asgjë për të ndërhyrë ose për ta përfunduar atë", tha Trump në mediet sociale të shtunën.