Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Thirrje për luftë dhe rizgjedhje e Sheshelit në Kongresin e radikalëve serbë

Me simbole e fjalime nacionaliste serbomëdha, në Hërtkovci, fshat në Vojvodinë nga i cili janë dëbuar me dhunë kroatët, është mbajtur Kongresi i dhjetë i Partisë Radikale serbe, njofton b92.

Në Kongres, kryetar i radikalëve sërish është zgjedhur Vojislav Shesheli, i njohur me qëndrimet e tij antishqiptare dhe dikur bashkëpunëtor i afërt i diktatorit Slobodan Milosheviq, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tubimi më i lartë i radikalëve serbë filloi me ekzekutimin e himneve të Serbisë e të Rusisë.

Para fillimit u kënduan këngët “Ko to kaže, ko to laže Srbija je mala”, “Sprem’te se, sprem’te”, (Kush po thotë, kush po gënjen që Serbia është vogël, Përgatituni, përgatituni), me të cilat ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe shkonin nëpër luftërat pushtuese nëpër ish-Jugosllavi e edhe në Kosovë.