Indi, dy të vdekur e miliona të evakuuar nga Cikloni Fani

Indi, dy të vdekur e miliona të evakuuar nga Cikloni Fani

03 May 2019 17:54

Një ciklon i fuqishëm ka goditur bregun lindor të Indisë duke sjellë shira dhe erëra të fuqishme deri në 200 km në orë.

Cikloni Fani, është një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur regjionin kohëve të fundit. Më shumë se një milion njerëz janë evakuuar nga lindja e shtetit Orissa, raporton BBC, raporton Koha.net.

Raportet zyrtare të shtetit thonë se dy njerëz janë mbytur. Është raportuar po ashtu edhe për disa zona të prekura.

Disa fluturime dhe shërbime të trenave janë anuluar, derisa shkollat dhe zyrat e qeverisë janë mbyllur.

“Mund të konfirmoj se dy persona kanë vdekur. Një njeri ka vdekur për shkak të atakut në zemër. Ndërkaq, një tjetër ka dalë në stuhi pavarësisht paralajmërimeve tona dhe ka vdekur për shkak se një lis ka rënë mbi të”, ka thënë një komisionar në Orissa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme