Botë

Mogherini: Presioni ndaj gazetarisë së lirë po shënon rritje

Mogherini: Presioni ndaj gazetarisë së lirë po shënon rritje

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se është në rritje presioni ndaj gazetarisë së lirë dhe të pavarur. Bashkimi Evropian, sipas saj, ripohon vendosmërinë për të mbrojtur lirinë e medies brenda kufijve të BE-së dhe në mbarë botën.

“Po shohim gjithnjë e më shumë përpjekje për të frenuar hapësirën për medien e lirë, gjithashtu për të minuar në mënyrë sistematike kredibilitetin e medieve. Shumë gazetarë kanë humbur jetën ose e kanë rrezikuar jetën e tyre për të vënë në pah të vërtetën”, ka thënë Mogherini, përmes një komunikate, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shtypit të Lirë që shënohet më 3 maj.