Botë

Në Izrael fillon Dita e Përkujtimit të Holokaustit

 

Izraeli ka filluar periudhën 24 orësh që shënon Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, duke nderuar 6 milion hebrenjtë e vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përkujtimi filloi në perëndim të diellit më 1 maj, me ceremoninë kryesore të përkujtimit në Qendrën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit “Yad Vashem” në Jerusalem.