Policia në Francë e ka përdorur gazin lotsjellës për t’i sprapsur demonstruesit e maskuar në qendër të Parisit të mërkuren, teksa mijëra franceë e kanë përdorur tubimin vjetor të 1 majit për të protestuar kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron.
Sindikatat e punës dhe të ashtuquajturit protestues “jelek-verdhë” kanë dalur nëpër rrugët e Francës, vetëm disa ditë pasi që Macroni ka prezantuar propozime të reja politike, përfshirë shkurtime tatimore në vlerë prej rreth pesë miliard eurosh, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë dëshmitar i Reutersit ka parë policinë duke e përdorur gazin lotsjellës, për të shpërndarë grupin e protestuesve të maskuar, të cilit ishin mbledhur në krye të marshit tradicional për 1 majin.
Disa protestues me maska apo jelekë të verdhë ishin përgjigjur duke hedhur gjësende në drejtim të policisë. Pamjet televizive e kanë shfaqur një furgon me xhama të thyer.
Policia në Francë gjatë të së martes e kishte dhënë paralajmërimin për përplasje të mundshme gjatë 1 majit, me grupet anarkiste të së majtës ekstreme, të njohura si “Blloqet e Zeza”, pasi që ishin bërë thirrje përmes medieve sociale që elementet radikale të dilnin nëpër rrugë.