Botë

Dy luftanije amerikane në Ngushticën e Tajvanit, sfidojnë Kinën

Dy luftanije amerikane në Ngushticën e Tajvanit, sfidojnë Kinën

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se i ka dërguar dy luftanije në Ngushticën e Tajvanit të dielen, teksa Pentagoni ka shpeshtuar lëvizjet në këtë pikë strategjike, me gjithë kundërshtimin nga Kina.

Dërgimi i luftanijeve rrezikon të rrisë më tej tensionet me Kinën, përderisa nga Tajvani i vetëqeverisur perceptohet si shenjë e përkrahjes prej administratës Trump, midis përçarjeve gjithnjë e më të mëdha midis Taipeit dhe Pekinit, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.