Botë

Socialistët fitojnë në Spanjë, por nuk krijojnë dot qeverinë

Socialistët fitojnë në Spanjë, por nuk krijojnë dot qeverinë
 

Në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, partia e kryeministrit, Pedro Sanchez, PSOE kryeson. Por sipas prognozave as kampi i majtë dhe as ai i djathtë nuk mund të krijojnë dot qeverinë.

Partia Socialiste e Punës, PSOE e kryeministrit, Pedro Sanchez del partia më e fortë në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, por nuk arrin të kapë shumicën absolute. Në bazë të njoftimeve paraprake nga televizioni RTVE dhe instituti studomor, Gad3, PSOE arriti vetëm 28,1% të votave. Sipas prognozave socialistët edhe bashkë me aleancën e majtë të Unidas Podemos nuk arrijnë të marrin shumicën absolute prej 350 vendesh. As kampi konservator i Partisë Popullore, partisë liberale, Cidadanos dhe partia ultranacionaliste, Vox nuk arrin të krijojë dot shumicën.