Botë

Papa bën thirrje për evakuimin e refugjatëve nga kampet në Libi

Papa bën thirrje për evakuimin e refugjatëve nga kampet në Libi

Papa Françesku ka bërë thirrje për evakuimin e refugjatëve, të cilët po mbahen në kampet e ndalimit në Libi, teksa luftimet janë duke u përshkallëzuar.

Duke folur sot pas lutjeve në Vakitan, Papa tha se refugjatët tashmë janë duke u përballur me kushte të vështira në këto kampe. Sipas tij, këto kushte janë përkeqësuar edhe më shumë, për shkak se luftimet po vazhdojnë.