Botë

Vrasje në një sinagogë në Kaliforni

Vrasje në një sinagogë në Kaliforni

Në Poway të Kalifornisë hebrenjtë ishin mbledhur në Sinagogë për të marrë pjesë në shërbesën fetare të Pashkëve, ditën e fundit të saj, të shtunën, kur një person i armatosur hyri brenda dhe hapi zjarr mbi besimtarët, duke lënë të vrarë një grua dhe plagosur tre të tjerë.

Personi, i cili u largua nga sinagoga me një makinë dhe u kap më pas nga policia u identifikua si John Earnest, 19 vjeçar nga San Diego. Ai mendohet të jetë autori i një “manifesti”, sipas të cilit personi po ashtu i ka venë zjarrin muajin e kaluar një xhamie, raporton DW.