Botë

Ushtria izraelite plagos së paku 60 palestinezë, protestat vazhdojnë

 

Protestat e quajtura "Marshi i Kthimit të Madh", të cilat palestinezët i organizojnë përgjatë kufirit me Gazën, kanë vazhduar edhe këtë fundjavë. Gjatë intervenimit të ushtarëve izraelitë në protestat paqësore u plagosën 60 persona.

Ministria palestineze e Shëndetësisë, konfirmoi se ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr gjatë protestave duke plagosur të paktën 60 palestinezë, nga të cilët 15 fëmijë dhe 4 gra.