Botë

Agjentja ruse dënohet me 18 muaj burgim në SHBA

Agjentja ruse dënohet me 18 muaj burgim në SHBA

Një gjykatëse në Shtetet e Bashkuara dënoi Maria Butinën me 18 muaj në burg, pasi ajo pranoi fajësinë për të vepruarit si agjente e paregjistruar për Qeverinë ruse.

Vendimi, i marrë të premten nga gjykatësja Tanya Chutkan në Gjykatën e Qarkut në Uashington, përkon me masën që kërkuan prokurorët.