Botë

Dodik takoi Papa Françeskun në Vatikan

Dodik takoi Papa Françeskun në Vatikan

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, takoi Papa Françeskun të premten në Vatikan dhe tha se bashkëpunimi midis Bosnjës dhe Kishës Katolike duhet të vazhdojë.

"Biseduam për çështje të rëndësishme në Evropë dhe botë. Konstatuam se është shumë e rëndësishme ruajtja e stabilitetit dhe paqes", tha Dodik, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.