Presidenti ukrainas kërkon forcim të sanksioneve kundër Rusisë

Presidenti ukrainas kërkon forcim të sanksioneve kundër Rusisë

25 April 2019 08:44

Kiev, 25 prill – Presidenti i ri ukrainas, Volodimir Zelenski i bëri thirrje të mërkurën Perëndimorëve që të përforcojnë sanksionet kundër Moskës, që vendosi të thjeshtësojë dhënien e kombësisë ruse për banorët e rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës.

“Ukraina beson në mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar (…) dhe mbi rritjen e presionit diplomatik dhe të sanksioneve kundër Rusisë”, deklaroi në një komunikatë ekipi i Zelenskit, i cili fitoi të dielën zgjedhjet presidenciale me më shumë se 73% të votave/ ATSH-AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme