Botë

Trumpi flet me shefin ekzekutiv të “Twitterit” për “mbrojtjen e shëndetit të diskutimit publik”

Trumpi flet me shefin ekzekutiv të “Twitterit” për “mbrojtjen e shëndetit të diskutimit publik”

Presidenti amerikan, Donald Trump, është takuar me bashkëthemeluesin e “Twitterit”, Jack Dorsey, në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për mediat social, ka raportuar BBC-ja.

Në një deklaratë të shkruar, “Twitteri” ka bërë të ditur se dyshja ka biseduar për “mbrojtjen e shëndetit të diskutimit publik” në prag të zgjedhjeve të përgjithshme amerikane më 2020, transmeton “Koha Ditore”.