Botë

Franca refuzon riatdhesimin e shtetasve të vet nga Siria

Franca refuzon riatdhesimin e shtetasve të vet nga Siria

Gjykata më e fuqishme administrative e Francës të martën refuzoi kërkesat për kthimin në tokën franceze të grave franceze të vendosura në Siri, bashkë me familjet e tyre.

Këshilli i Shtetit refuzoi thirrjet në një deklaratë të shkurtër duke sqaruar se një gjykatës francez nuk mund të marrë vendim të detyrueshëm mbi këtë çështje pasi që përfshin “negociata me autoritete të huaja apo intervenim në një shtet të huaj”, raporton AP.