Botë

Vdesin tre alpinistë në malet kanadeze

Tre alpinistë profesionistë janë gjetur të vdekur, pas një orteku në Parkun Kombëtar “Banff” të Kanadasë.

Alpinistët austriakë, David Lama, 28 vjeç, dhe Hansjörg Auer, 35 vjeç, dhe shtetasi amerikan Jess Roskelley, 36 vjeç, po përpiqeshin të ngjiten në pjesën lindorët të majës Howse.

Grupi u raportua i zhdukur të mërkurën e kaluar dhe më vonë, u konsideruan si të vdekur, derisa përpjekjet e shpëtimit u penguan nga kushtet e motit.